Vrasja e policit në veri, Lekaj: Serbia zullumqare është shfrenuar, ndërkombëtarët ta ndalojnë nga këto akte barabare
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 24 Shtator 2023
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë është humbje e madhe për vendin vrasja në detyrë e policit në veri në mbrojtje të shtetit të Kosovës.
Lekaj ka thënë se këto sulme vijnë nga Serbia dhe dëshmojnë edhe njëherë fytyrën e vërtetë të shtetit serbe. Ai shton se organet e sigurisë duhet ta mbrojnë rendin dhe ligjin që e garanton shtetësia e Kosovës, e ndërkombëtarët duhet ta ndalojnë Serbinë nga këto akte agresioni mbi shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Humbje e madhe për Kosovën, ku gjatë mbrojtjes së shtetit humbëm një polic, një u plagosë dhe një u lëndua.
Kjo është Serbia e vërtetë, këto janë mbetjet e fundit të politikanëve e politikave ç’njerëzore, ku në emër të “Serbisë së Madhe” u masakruan, u dogjën dhe u dëbuan shumë popujë e shtete të Ballkanit.
Serbia zullumqare është shfrenuar, ku me asnjë kusht nuk po mund të pranojë Kosovën shtet, të lirë e të pavarur.
Organet e sigurisë duhet ta mbrojnë rendin dhe ligjin që e garanton shtetësia e Kosovës.
Presim që SHBA dhe BE ta dënojnë këtë akt barbarë ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë dhe që urgjentisht ta ndalojnë këtë shfrenim, sepse pasojat dhe dëmet do të jenë të mëdhaja dhe afatëgjate.
Ngushëllime dhe bashkëndjejmë me familjen Bunjaku e cila humbi rreshterin Afrim Bunjaku i cili nga sot është edhe Hero i Kosovës.
Shërim të shpejtë për dy zyrtarët e tjerë policor.
Sot, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës dhe organet e sigurisë

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































