Lajme

LDK-së i shtohen tetë nëndegë në kryeqytet, Abdixhiku: Shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 23 September 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partisë që ai udhëheq, i janë shtuar tetë nëndegë të reja në Prishtinë.

Abdixhiku tha se çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh.

“Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen”.

-Advertisement-

“Këto dy ditë përfunduam Kuvendet në nëndegët Santea, Parku, Posta, Shkolla Dardania, Mati I, Velania I, Velania III dhe Ulpiana Soliterat. Sikurse në çdo pjesë tjetër edhe këtu pamë frymë impresive e energji të re”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se LDK-ja do t’i ketë gjithsej 86 nëndegë në Prishtinë, e do të kenë një kryeqytet si rrallëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera