Lajme

Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB-së, thotë se e ka mbështetjen e plotë nga ai

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 23 September 2023

Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ka pasë atë me të cilën është i ngarkuar, dialogun Kosovë-Serbi.

Së fundi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes,  Jean-Pierre Lacroix.

“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.

-Advertisement-

Në New York, Lajçak zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit me të, emisari bëri me dije se diskutimet do të vazhdojnë.

Po ashtu, ai ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera