Lajme

Haziri për Osmanin: U formësua sa ishte në LDK, tash s’po e shohim më atë Vjosën e fortë

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 21 September 2023

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që dikur ishte pjesë e kësaj partie.

Teksa ka treguar për kohën kur ishte koleg me të, Haziri tha se Osmani dikur më shumë thoshte “jo” sesa “po”. Mirëpo, tash, sipas tij, “nuk po e vërejmë më atë Vjosën e fortë në zbatim të ligjit”.

“Unë presidenten në detyrë, Vjosën ose kolegen më herët, e kam respektuar edhe për shkak të dallimeve që kemi pasur. Edhe kur kemi dalluar e kemi respektuar njëri- tjetrin. Ka ditë me thënë më shumë më shpesh jo se po dhe kjo është shumë e vërtetë. Por tash nuk po e vërejmë atë Vjosën e fortë në zbatim të ligjit, nuk është”, tha ai në T7.

-Advertisement-

Arsyeja, tha Haziri, është se Osmani në LDK kishte gjetur ambient demokratik, ndërsa tash s’e ka.

“Kjo tregon qartë që te ne ka gjetur ambient të demokracisë të brendshme dhe përtej kësaj i ka realizuar rrugën e vet politike, ëndërrat dhe aspiratat përmes LDK’së. Le të themi shkalla e fundit për t’i realizuar ëndërrat doli të jetë VV për të”, tha ai.

Tutje, nënkryetari Haziri theksoi se pritjet për Presidenten Osmani kanë qenë të mëdha, mirëpo tha se nëse nuk e mbyll me nder mandatin, atëherë do të harrohet veprimtaria e saj.

“Nëse nuk arrin me mbyll ndershëm këtë mandat dhe me mbet marionetë e Albin Kurtit në detyrë, njerëzit kanë me harru kush ka qenë presidente”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera