Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 21 September 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë gjithë mandatit të tij dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

Krahas bashkëpunimit, Kurti e falënderoi Kollyn edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, e cila ka qenë e rëndësishme në secilën fazë të çlirimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj.

Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, ndërkaq vetëm për vitet 2022-2025 ka ndarë afërsisht 86 milionë CHF për Kosovën veçanërisht në fushat e Qeverisjes Demokratike dhe Paqes, Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Uji dhe Shëndeti.

-Advertisement-

Ambasadori falënderoi kryeministrin për komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt, duke u shprehur mirënjohës për kohën e tij në Kosovë.

Bëhet e ditur se edhe në këtë takim lamtumirës, ata biseduan për raportet ndërshtetërore, fushat se ku ato mund të thellohen edhe më tej, dhe për trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare, sidomos në sektorin e Teknologjisë së Informacionit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera