Lajme

Bajrami, shumicës: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 21 September 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e qeverisë dhe kuvendit, se ka rritje të punësimit në vend.

“Punësimi është duke lulëzuar, veçse po lulëzon në Gjermani. Atje ka 59 mijë qytetarë më shumë me origjinë nga Kosova”, është shprehur Bajrami.

“Trendi është më negativ sesa në qeveritë e kaluara. Ju punoni statistika, ato janë tuajat, por unë po i referohem Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Nuk ka lulëzim ekonomik. Ka rritje të importit në 4.7 miliardë euro. Ka deficit tregtar”, ka thënë ajo ndër të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera