Lajme

Hoti: Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 20 September 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është degraduar.

Sipas tij vetë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ajo që është deklaruar se marrëveshja finale do të jetë: Përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke.

“Çfarë ka ndodhur nga marsi 2021 e këndej? Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

“Në ditët në vijim do ta shpalosi në detaje dhe me fakte si ka ‘evoluar’ Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit, nga koha kur bënte opozitë të dhunshme e deri sot kur është i gatshëm të zbatojë asociacionin dhe të trajtohet si pikë e veçantë statusi i kishës ortodokse serbe”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera