Lajme

Borxhi kombëtar i SHBA-së arrin në 33,000,000,000,000 dollarë për herë të parë në histori

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 19 September 2023

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka arritur në 33 trilionë dollarë, duke kapërcyer një moment historik në një kohë kur shpenzimet e Qeverisë janë tashmë nën vëzhgim të rreptë.

Sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit, përcjell Telegrafi, ky borxh i cili mat atë që SHBA-ja u detyrohet kreditorëve, arriti në këtë nivel që nga pasditja e së hënës.

Për krahasim, vetëm katër dekada më parë, ky borxh ishte rreth 907 miliardë dollarë.

-Advertisement-

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një moment historik të ri për të cilin askush nuk do të jetë krenar. Borxhi ynë kombëtar sapo ka tejkaluar vlerën e 33 trilionë dollarëve. Borxhi i zotëruar nga publiku, kohëve të fundit ka tejkaluar vlerën e 26 trilionë dollarëve”, tha presidentja e Komitetit për Buxhetin Federal, Maya MacGuineas.

Ky nivel historik i borxhit vjen në momentin kur Kongresi po përpiqet të shmangë një mbyllje të Qeverisë Federale në fund të shtatorit.

Gjetjet e fundit nga Zyra e Buxhetit të Kongresit tregojnë se borxhi kombëtar pothuajse do të dyfishohet në madhësi gjatë tre dekadave të ardhshme. Në fund të vitit 2022, borxhi kombëtar u rrit në rreth 97 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas ligjit aktual, kjo shifër pritet të rritet në 181 për qind në fund të 2053-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera