Vala e re e bastisjeve në Kosovë, çka po paralajmëron Specialja?
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 17 September 2023
Në kohën kur gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdon intensivisht, në njëjtën frymë po zhvillohet edhe diçka tjetër në Kosovë.
Valë e re bastisjesh, ndalimesh e konfiskimesh po zhvillon hetuesia e Dhomave të Specializuara.
Rrethanat mbesin të paqarta nëse bëhet fjalë për aktakuza të reja apo vetëm vazhdë e procedurës së gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve.
Megjithatë fokusi i speciales ngelet tek ish pjesëtarë të UÇK-së, e ish-funksionarë në shtet.
Gjykata decidivisht ka thënë se çdo gjë që ka të bëjë me hetimet apo arrestimet bie në përgjegjësinë e Prokurorisë së Specializuar pa treguar nëse kanë dhënë urdhër për këto bastisje.
Teksa zyra e prokurorit të specializuar ka thënë se nuk do t’i komentojnë hetimet e tyre.
Por në Fondin për të drejtën humanitare tregojnë se në cilat raste prokurori i specializuar mund t’i ndërmarrë këto veprime.
“Në rast se prokurori ka informata që një person ka kryer apo mund të kryejë, apo tentojë që të kryejë ndonjë vepër penale e cila është nën kompetencë të dhomave të specializuara, atëherë mund të japë urdhër për bastisje”, ka thënë Amer Alija.
Çka bie në sy në bastisjet e fundit, është prezenca më e madhe e EULEX-it pranë hetuesve special, krahasuar me Policinë e Kosovës.
Fakt për të cilin, avokat të akredituar nga Specialja thonë se EULEX-i nuk ka mandat për bastisje, por veç për asistim.
“Këto që po ndodhin, këto bastisje në marrje të telefonave, ndalim të personave bëhen për dy lloje të veprave penale, ose krime luftës ose për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë unë më shumë besoj te kjo e dyta, p.sh., manipulimi në prova, ndikimi te dëshmitarët”, ka thënë Taulant Hodaj.
Një ditë më parë OVL E UÇK-së në shenjë pakënaqësie ndaj këtyre bastisjeve ka protestuar para zyrave të misionit ndërkombëtar për drejtësi në Fushë Kosovë, duke hedhur telefona brenda objektit të bazës së tyre. /RTV Dukagjini/.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...