Lajme

Tri hyrje ilegale nga Serbia në Kosovë, tre serbë të arrestuar në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 16 September 2023

Tre serbë, shtetas të Kosovës janë arrestuar mbrëmë në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi në mënyrë ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë.

Sipas Policisë, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, është arrestuar i dyshuari mashkull, serb/kosovar, nën dyshimin se i njëjti me veturë, ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm (në hyrje) në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari nuk është gjetur diçka e dyshuar, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pohuar se ka kryer veprën e cekur. Me urdhër prokurorit, të dyshuarit i është sekuestruar vetura dhe telefoni, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Fsh. Bistricë, Leposaviq 15.09.2023-18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull, serb/kosovar, nën dyshimin se i njëjti me veturë, ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm (në hyrje) në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit tek i dyshuari nuk është gjetur diçka e dyshuar, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka mohuar se ka kryer veprën e cekur. Me urdhër prokurorit, të dyshuarit i është sekuestruar vetura dhe telefoni, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Fsh. Bistricë, Leposaviq 15.09.2023-18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull, serb/kosovar, nën dyshimin se i njëjti me veturë, ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm (në hyrje) në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit tek i dyshuari nuk është gjetur diçka e dyshuar, ndërsa në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka mohuar se ka kryer veprën e cekur. Me urdhër prokurorit, të dyshuarit i është sekuestruar vetura dhe telefoni, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera