Lajme

Klinaku: Specialja po gjykon vetëm shqiptarët, kërkojmë nga shteti të mos i lejojë bastisjet

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 15 September 2023

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur protestën para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në fjalën e tij gjatë protestës tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë vetëm shqiptarët, transmeton Telegrafi.

“Dhomat e specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet që i kanë shkaktuar pushtuesit serb civilëve, ata gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK-në, duke quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

-Advertisement-

Tutje, Klinaku kërkoi nga Policia që mos të lejojë zyrtarët e Speciales që të hyjnë në shtëpi dhe të kryejnë bastisje.

“Në mungesë të fakteve vazhdojnë më filma, institucionet tona po heshtin, po na hyjnë në shtëpi, ne thirrëm këtë protest kundër tyre, duke pasur parasysh se Policia është reaguesi i parë, kërkojmë që shteti të merret me ta. Përndryshe do të kemi reagime të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Protestuesit gjuajtën telefonat në hapësirat e zyrave të EULEX-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera