Lajme

Prokurori i posaçëm ngre padi ndaj djalit të presidentit Biden për armëmbajtje

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 15 September 2023

Prokurori i posaçëm ngriti të enjten padi ndaj djalit të Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden me akuzat se kishte mashtruar një shitës armësh për t’ia shitur armën. Kjo është hera e parë që ngritet padi ndaj një djali ose vajze të një presidenti në detyrë.

Padia, e bërë në Gjykatën e Qarkut në Dalleuer, ngarkon zotin Hunter Biden me tre akuza penale, që lidhen me faktin se ai ishte përdorues substancash narkotike gjatë asaj kohe, gjë që, sipas ligjit, ia ndalon posedimin e armës.

Akuzat dhe procesi gjyqësor ndaj tij, pritet të ndiqen me shumë vëmendje meqë përkojnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Sipas të gjitha gjasave, Presidenti Biden do të përballet sërish me paraardhësin e tij republikan, Donald Trump, që përballet me katër procese penale.

-Advertisement-

Padia e re ndaj Hunter Biden-it nuk përfshin shkeljet e tij ndaj ligjit të Shteteve të Bashkuara për taksat. Një marrëveshje paraprake sipas të cilës Hunter Biden-i do të pranonte fajësinë për dy shkelje të lidhura me akuzat për taksa dhe do t’i nënshtrohej një programi rehabilitimi për të shmangur ndjekjen penale për armëmbajtje u hodh poshtë gjatë një seance dëgjimore në korrik.Prokurorët akuzojnë Hunter Biden-in se ka gënjyer për përdorimin e substancave narkotike në kohën kur kishte blerë një armë zjarri Kolt Kobra, në tetor të vitit 2018.

Padia ndaj Hunter Biden-it është ngritur dy ditë pasi Kongresi, ku ligjvënësit republikanë kanë shumicën, filloi hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Biden me dyshimet se Presidenti Biden ka përfituar nga marrëveshjet e huaja të biznesit të djalit të tij.

Avokati mbrojtës i zotit Hunter Biden ende nuk e ka komentuar padinë./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera