Lajme

Deputetja e LVV-së: Ata që kanë pranuar kushtëzime nga Vuçiqi e BE nuk janë më, tani kanë punë me Kurtin që nuk nënshtrohet

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 14 September 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend që lidhen me dialogun në Bruksel.

Pacolli ka thënë se tashmë ndërkombëtarët kanë punë me Kurtin që sipas saj “nuk nënshtrohet e as nuk pranon kompromise në kurriz të vendit”.

“Ata që kanë pranuar propozime (kushtëzime) që i ka propozuar Vuçiqi e prezantuar BE nuk janë më e as nuk do të kthehen më. Tani kanë punë me Kurtin që nuk nënshtrohet e as nuk pranon kompromise në kurriz të vendi”, ka shkruar Pacolli.

-Advertisement-

Ndryshe, rundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve.

Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera