Kajtazi: Shteti është marrë me personin që flet në telefon me ish-shefin e BIA-s

Autori: Gazeta inFokus
23:21 | 13 September 2023
Gazetari dhe pronari i portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, ka folur për audio-incizimin që ky medium e ka publikuar që pretendon se është në mes të shefit të BIA-s për Kosovë, Bojan Dimiq, dhe një personi tjetër.
Kajtazi tha se personi që Dimiq flet me të nuk është figurë publike, por shton se shteti i Kosovës është marrë me të më herët.
“Shteti është marrë me të më herët, janë marrë organet e sigurisë, të inteligjencës një kohë të gjatë. Do të duhej tash të merrej shumë seriozisht sepse përmbajtja e bisedës është goxha e rëndë”.
“Nuk është person publik, njerëzit e njohin por AKI-ja dhe komplet shteti ynë është i nënshtruar në raport me Prokurorinë në Hagë”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, Kajtazi tha se Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kompetenca që ta hetojë edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Tash, nën këtë lloj presioni është problem me u marrë edhe me raste të tilla nga frika se mos po ndërhyjnë në procesin në Hagë. Prokuroria është marrë edhe me AKI-në dhe me institucione të tjera të vendit dhe për këtë arsye është goxha e vështirë për t’u marrë me të pikërisht për shkak të mundësisë për hetime apo përndjekje penale që mund të pasojnë nga Prokuroria në Hagë”, tha Kajtazi, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai përmendi edhe një shifër të bashkëpunëtorëve të Serbisë në Kosovë, për të cilën tha se institucionet e vendit në vitin 2013-14 kanë thënë se në periudhën e pasluftës, Serbia i ka rreth 30 mijë bashkëpunëtorë në Kosovë.

Të tjera
-
Pas konferencës me Kurtin, Lista Serbe e quan “ish serb” Rashiqin
Lista Serbe ka reaguar pas konferencës së përbashkët të kryeministrit Kurti d...
-
Gjendet një grua nga komuna e Ferizajt e cila u shpall zhdukur
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se H.I , është gjetur p...
-
Zjạrri në Bjeshkët e Deçanit- Haradinaj: Është shqetësues, paraqet rrezik
Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga zjarri që n...
-
Agjencia e Menaxhimit Emergjent mobilizohet për zjạrrin në Bjeshkët e Deçanit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur të dielën se është vërejtur ...
-
Rinumërimi, Bajrami: Për LDK’në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se secila votë mund të rinumëro...
-
Osmani i bashkohet thirrjes së Rubios në mbështetje të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së sekretari...
-
Kurti: Synojmë që në mandatin e ardhshëm me mua si kryeministër, pakicat t’i kemi në kabinetin qeveritar
Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin, kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqi...
-
Kurti: Rashiq u shantazhua në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë
Kryeministri Kurti gjatë konferencën së sotme ka thënë se ministri për Komuni...
-
Kurti: Vuçiqi përmes Radoiçiqit ndërhyri në zgjedhjet tona duke ndihmuar Listën Serbe, u cenua demokracia
Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet. Ai tha se shtet...
-
Dy vjet nga marrëveshja e Brukselit, zbatimi i saj s’duket në horizont
Zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit mes Kosovës dhe...
-
Vazhdon pranvera e hershme edhe në pesë ditët e ardhshme
Java e ardhshme parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperatura...