Lajme

Rama: Kemi shkëputur tri kontrata me kompani të papërgjegjshme

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 12 September 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka shkëputur tri kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat sipas tij, nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik, raporton Klan Kosova.

“Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe jo-seriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera