Lifestyle

Parashikimi i yjeve, e premte 8 shtator 2023,

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 08 September 2023

Dashi

Do jeni më romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift dhe atmosfera qe do krijohet do jete shume me e ngrohte se me pare. Beqaret do ndihen mirë edhe në praninë e miqve të ngushte dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një personi tjetër në krah. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi.

Demi

-Advertisement-

Ju që jeni në një lidhje mund të përballeni me zhgënjime të forta. Keni bërë një gabim të rëndë që i keni besuar verbërisht atij që keni në krah. Beqarët do kenë vetëm aventura kalimtare dhe asgjë më tepër sesa kaq. Beni atë që ndieni. Dielli do ketë ndikim pozitiv tek sektori i financave.

Binjakët

Ditë shumë e trazuar dhe problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do debatoni gjithë kohës me të dhe nuk do arrini dot të flisni për asnjë moment qetësisht. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë të kenë dikë që ta kenë në krah. Në planin financiar do keni rritje të menjëhershme të të ardhurave.

Gaforrja

Mos hidhni hapa të nxituara në jetën tuaj në çift sepse do keni probleme serioze më pas. Merrini gjërat sa më shtruar. Beqarët do ndihmohen nga Mërkuri për të gjetur princin e tyre të kaltër dhe do e gjejnë më në fund atë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do dini sa shpenzime të kryeni.

Luani

Bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët do fillojnë një histori dashurie emocionuese e cila do ua ndryshojë përgjithmonë jetën. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.

Virgjeresha

Marrëdhënia në çift do jetë përgjithësisht e qëndrueshme sot. Komunikimi do jetë i mirë dhe debatet do jenë të pakta. Do ketë diçka më të rëndësishme se dashuria për ju. Beqarët do jenë me fat dhe do e gjejnë një person për te cilin do t’iu rrahë zemra fort. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë të matur edhe pse të ardhurat do jenë të mjaftueshme.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë shumë të bukur dhe të mbushur me emocione. Partneri/ja do i surprizojë në çdo moment. Beqareët do fillojnë një histori dashurie serioze dhe mjaft emocionuese. Në planin financiar do duhet shumë maturi dhe kujdes. Gabimi më i vogël mund t’iu sjellë probleme serioze.

Akrepi

Pasioni do rindizet gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe emocionet do jenë më të fuqishme se kurrë më parë. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Beqarët nuk duhet të dëshpërohen edhe nëse nuk do e gjejnë sot shpirtin e tyre binjak. Gjithçka ndodh për një arsye. Në planin material gjithçka do vazhdojë të jetë siç ka qenë.

Shigjetari

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund në çdo moment. Beqarët do jenë të bindur se do e gjejnë princin e tyre të kaltër sot dhe nuk do ndalen së kërkuari për asnjë çast. Në fakt do jetë ditë me fat. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur sepse të ardhurat do jenë shumë të paqëndrueshme.

Bricjapi

Do jeni shumë xhelozë për partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë probleme të mëdha në çift. Mundohuni ta përmbani veten nëse nuk doni që lidhja juaj të marrë fund. Beqarët ka shumë gjasa të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të bukur, por që do e mbajnë sekret. Në planin financiar priten përmirësime.

Ujori

Komunikimi në çift nuk do jetë i mirë gjatë kësaj dite. Nuk do bini aspak dakord me partnerin/en për disa tema delikate dhe kjo do e ndërlikojë situatën. Kujdes! Beqarët do joshen nga një person i turpshëm në dukje, por që në të vërtetë është një thesar i çmuar. Mos e humbni mundësinë për ta njohur. Të ardhurat nuk do jenë të mira.

Peshqit

Jeta juaj në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit menduar megjithatë as probleme serioze nuk do ketë. Yjet këshillojnë të tregoheni më pak agresivë se zakonisht. Beqarët do kenë një ditë më të bukur dhe të mbushur me emocione. Shfrytëzojeni deri në maksimum. Perspektivat financiare do jenë të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera