Osmani takon admiralin Bauer: Kërkon fleksibilitet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 07 September 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s, është pritur në takim nga Admirali Rob Bauer, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Osmani foli edhe për vendosmërinë e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO, dhe përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, duke nënvizuar nevojën për kreativitet dhe fleksibilitet për ta lehtësuar integrimin e plotë në NATO.
“Në takim u diskutua për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s për lirinë dhe sigurinë e vendit tonë, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-NATO, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve te sigurisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për përkushtimin e grave dhe burrave nga forcat aleate për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
“Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në vend e rajon, përfshirë edhe sulmet e vazhdueshme nga grupet kriminale serbe në veri të vendit kundër forcave të NATO-s, Policisë së Kosovës, qytetarëve e gazetarëve, me ç’rast, Presidentja theksoi se sfidat e sigurisë nuk janë asnjëherë individuale, por përgjegjësi kolektive. Në këtë frymë, Presidentja nënvizoi se Republika e Kosovës, si partnere e përkushtuar e NATO-s, do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatë për t’i adresuar bashkërisht sfidat e sigurisë, si dhe për ta promovuar paqen dhe sigurinë”, thuhet tutje.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...