Lajme

Stoltenberg: Çdo zbarkim i FSK-së dhe Policisë në veri kërkon miratimin dhe konsultimin e KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 07 September 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e saj duke ofruar siguri për të gjithë.

Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“…Në përputhje me zotimet e Prishtinës më 2013, çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it. Ne presim konsultime me kohë dhe kuptimplote në çfarëdolloj aksioni të FSK-së ose Policisë së Kosovës që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”, tha ai.

-Advertisement-

Ai në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës tha stabiliteti i rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varet nga të gjitha palët që respektojnë zotimet ekzistuese.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.

E para e shtetit të Kosovës ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera