“500 milionë euro humbje për shkak të Veriut”, Kurti: Është e vërtetë që po vuajmë nga sanksionet
Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 06 September 2023
Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për mediumin publik të Sllovenisë derisa ishte në Forumin e Bledit një javë më parë.
Kurti atje ka folur për masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës dhe se si po e dëmtojnë ato Kosovën.
“Kritikët ju akuzojnë se Kosova do të humbasë deri në 500 milionë euro nga fondet europiane IPA për shkak të politikës suaj të ashpër në veriun e Kosovës. Çfarë thoni për këtë?”, ishte pyetja e gazetares sllovene për Kurtin.
Kurti në përgjigje mohoi se është përgjegjës për situatën e fundit në veri të vendit, raporton Gazeta Express.
“Aktualisht, për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Europian. Edhe pse ne nuk jemi përgjegjës për këtë situatë. Përkundrazi, ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit uvropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Europian”, ka thënë Kurti.
Kryeministri kosovar përsëriti edhe për televizionin publik të Sllovenisë se në Veri duhet të funksionojë shteti i së drejtës.
“Është shumë e rëndësishme që ne t’i kemi të dyja: shtetin e së drejtës, pa ekstremistë të dhunshëm dhe sigurinë e paqen në anën tjetër. Mendoj se po vuan mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës që jetojnë në jug të Ibrit janë përgjithësisht të integruar mirë dhe përfitojnë prej tij [integrimit], ndërsa serbët në veri të Kosovës nuk jetojnë aq mirë sepse nuk janë të integruar. Pra, ata serbë që janë integruar jetojnë më mirë. Beogradi, natyrisht, po bën gjithçka për të penguar integrimin e serbëve në veri. Kjo dhunë nga Beogradi duhet të marrë fund dhe ne kemi nevojë për ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Bashkimit Europian”.
Ai foli edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore, që ishte një ndër katër pikat e dakorduara mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
“Unë jam duke punuar shumë dhe duke përgatitur gjithçka që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë”.
Kurti tha se shpreson që Lista Srpska të marrë pjesë dhe se për bindjen e tyre nevojitet ndihma e ndërkombëtarëve. “Këta kryetarë [shqiptarë] komunash janë këtu sepse Lista Srpskai bojkotoi zgjedhjet. Fillimisht u larguan nga institucionet, por më pas nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komune. Shpresoj se kanë ndryshuar mendje. Ne po punojmë
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...