Lajme

Lajçak, Kurtit e Vuçiqit: Marrëveshjet mbeten të vlefshme, të zbatohen pa vonesë

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 03 September 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje në lidhje me takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçaku, mes tjerash, potencoi se u ka kujtuar dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog duhet të zbatohen pa asnjë kusht apo vonesë, njofton Klankosova.tv.

“Në Bled jam takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak.

-Advertisement-

Emisari evropian potencoi se me Vuçiqin ka biseduar për uljen e tensioneve në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reje lokale.

“Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, vazhdoi ai.

Ai theksoi në fund se janë duke vazhduar përgatitjet për takimin e radhës në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“U kujtova të dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera