Lajme

Tërmet i lehtë ndjehet në rajonin e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 02 September 2023

Lëkundje të lehta të tokës janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në rajonin e Kukësit dhe të Prizrenit.

Sipas web-sajtit të specializuar ndërkombëtar për lëvizjet tektonike të tokës, tërmeti me magnitudë 2.5 shkallë të Rihterit ka ndodhur në orën 20:33.

Thellësia e këtij tërmeti është 5 kilometra.

-Advertisement-

Nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja në njerëz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera