Dy muaj të tjerë paraburgim për personin që dyshohet se vrau shtetasen argjentinase në Fushë Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 01 September 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
E.N sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj shtesë.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë zëdhënësja për Gazetën Express.
Shtetasja argjentianse, Maria Clara Udangaray, ka vdekur në Fushë Kosovë më 2 gusht. Autoritetet kishin arritur ta arrestonin E.N me shtetësi zvicerane si të dyshuar për rastin.
Ndërkohë që kufoma e argjentinases ende gjendet në Kosovë dhe s’është dërguar ende tek familja në Argjentinë. Familja e Udangaray ka bërë edhe një apel publik për t’iu ndihmuar me grumbullim të fondeve për ta bërë të mundur transportin e kufomës nga Kosova në Argjentinë.
Se kufoma gjendet ende në Kosovë, e ka konfirmuar për Gazetën Express Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.. Informacione të reja lidhur me rastin thotë se s’kanë.
“Trupi i të ndjerës M.C.U, shtetase e Argjentinës, ende është në morgun e IML-së dhe nuk kemi informacione të reja lidhur me rastin”, ka deklaruar Curri.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...