Ministrja Haxhiu e dërgon djalin në shkollë, tregon sa i kushtuan librat
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 September 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Albani, e ka dërguar djalin e saj në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Me këtë rast, Haxhiu ka thënë se e ka shfrytëzuar edhe të drejtën e subvencionimit për libra. Tha se procedura ka zgjatur disa minuta dhe se kostoja totale e libra i kushtuan 130 euro, për të dy fëmijët.
Të parin tha se e ka në klasë të pestë, ndërsa tjetri në të parën. E një vajzë në çerdhe.
Sipas saj proceduar ka zgjatur vetëm tre minuta dhe ishte lehtë i qasshëm në sistem.
“Po siç po e shihni sot fëmijët duken që të gjithë janë të lumtur, edhe unë e sjella bashkë me bashkëshortin tim djalin i cili fillon klasën e parë sot pikërisht e kam edhe tjetrin që e fillon klasën e pestë dhe vajzën që është ende në kopsht. Megjithatë për ne si prindër është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, jemi të emocionuar sepse si prindër gjithnjë e duam më të mirën për fëmijët në përgjithësi”, deklaroi ajo.
“Është e vërtet që Ministria e Arsimit në këtë vit ka ndërruar formën e subvencionimit, ka subvencionuar prindërit për tekstet shkollore dhe materialet tjera qe ju duhen fëmijëve. Unë kam aplikuar për subvencionim sikur se çdo prindër. Procedura ka zgjatur diku tre minuta, jo më shumë se tre minuta dhe sigurisht që MAShTI ka bërë të ditur që tashmë grupi i parë i aplikuesve e kanë marr subvencionin nga Qeveria. Realisht ne i kemi blerë tekstet shkollore dhe për dy fëmijët janë bërë diku 130 e ca euro, që unë mendoj që edhe pjesa tjetër e mbetur mund të shpenzohet për qanat apo për materiale të tjera”, tha ajo.
Sa i përket keqpërdorimeve nga libraritë , Haxhiu u shpreh se nuk e ka vërejtur këtë dukuri, teksa përmendi edhe pasojat për keqpërdoruesit.
“Unë nuk e kam vërejtur këtë, ndonëse nuk e përjashtoj faktin që dikush të keqpërdor këtë çështje. Prandaj siç e keni parë MASHT dje ka takuar Autoritetin e Konkurrencës për të pasur parasysh kontrollin apo inspektimin që ja bënë shtëpive botuese, librarive edhe të tjera. Prandaj unë besoj që secili duhet ta kryej punën e tij apo saj, unë po të kisha ndonjë problem sigurisht që do ta raportoja në Ministri apo do ta bëja publik sepse është e papranueshme të keqpërdoren sidomos kur ka të bëjë me tekstet shkollore”, tha ajo.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...