Lajme

Reagon Komuna e Gjakovës: Objekti i djegur i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 30 August 2023

Komuna e Gjakovës e ka quajtur lajm të keq dëmtimin e objektit të Muzeut të Muzikës, i ashtuquajturi objekt i Tabhanës, që u dogj të enjtën nga flakët, të cilat tashmë janë lokalizuar nga Policia e Kosovës.

Nga kjo komunë bëjnë me dije se brenda këtij objekti nuk ka pasur asnjë artefakt të muzeut.

“Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar”.

-Advertisement-

Tutje, siç njofton Komuna e Gjakovës, objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.

Muzeu i muzikës i njohur edhe si Tabhane është një muze i rrallë i llojit të vetë që ndodhet në qytetin e Gjakovës. Është institucion që dokumenton historinë muzikore jo vetëm të Gjakovës por edhe të Kosovës dhe më gjerë.

Njoftimi i plotë:

Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanes, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve.

E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit.

Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar.

Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera