Lajme

Kica-Xhelili kritikon pushtetin: Anuluan tender me 4.8 milionë për librat shkollorë, tash japin 6 milionë

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 30 August 2023

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët.

Ajo tha se ekzekutivi e kishte anuluar tenderin për librat shkollorë në vlerë prej 4.8 milionë eurosh, kurse tash, sipas saj, janë duke i dhënë 6 milionë për produktin e njëjtë.

Kica-Xhelili u shpreh se me vendimin për subvencionim, prindërit po paguajnë më shtrenjtë për libra.

-Advertisement-

“Anuluan tender me 4.8 milionë për librat shkollorë. Sot japin 6 milionë për PO atë produkt. Nga dikur 8 milionë në 13 si total, po kamuflojnë koston shtesë kinse në emër të materialeve tjera shkollore, sepse u dëshmua që librat po u kushtojnë prindërve më shtrenjtë se kur i kontraktonte Ministria me tender. Bonus: nervoza; koha; transporti”, tha ajo.

Sipas saj, qeveria i thoshte bizneseve se po i zhvasin paratë publike me tender, po i japin “sërish të holla” me kosto shtesë.

“Domethënë, atyre bizneseve që dikur thonin ‘po zhvatin para publike’ me tender, përmes subvencionimit po u japin sërish të holla, veçse me kosto shtesë. Por, duke i demonizuar po ato biznese. Domethënë JU bleni te ata, por NE nuk blejmë, veç ua japin të hollat me ndërmjetës. Pak më shumë besa, por s’ka gjë. E shesim ndërkohë si sukses”, tha ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje i sheh qytetarët e Kosovës si analfabetë.

“Me shumë gjasë, e kanë shumë seriozisht konceptin ‘40% janë analfabetë funksionalë’. E kanë thënë. E kanë shkruar. E mendojnë. Llogarisin në këtë. Ndryshe nuk kuptohen veprimet e tyre”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera