Lajme

Hodhi gjëra nga ballkoni – prizrenasi merret nga policia dhe dërgohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 30 August 2023

Një person i cili dyshohet të jetë me probleme mendore u ka shkaktuar probleme banorëve të lagjes “Ortakoll” në Prizren, duke hedhur gjësende nga ballkoni.

Si pasojë e kësaj situate të krijuar në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë  se personi në fjalë nga hedhja e gjësendeve ka dëmtuar edhe disa automjete.

-Advertisement-

“I njëjti është ngujuar në banesën e tij dhe ka filluar që t’i kapë gjësendet dhe t’i hedhë nga ballkoni, me ç’rast dyshohet se i ka dëmtuar disa automjete”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se personi në fjalë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Veprimet policore kanë qenë: është arritur të hapet dera e banesës dhe i njëjti është vënën nën kontroll, dhe është duke u shoqëruar për dhënien e ndihmës së shëndetit mental në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Nuk ka persona të lënduar e as personi në fjalë nuk ka lëndime”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera