Sezoni turistik në Shqipëri, në periudhën maj-korrik 1.5 milionë pushues nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 26 August 2023
Sezoni turistik këtë vit është karakterizuar nga një bum turistik dukshëm më i madh se një vit më parë.
Mirëpo, pavarësisht fluksit të madh qoftë në hyrje ashtu edhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësore dhe detare, nuk janë krijuar radhë, pasi policia kufitare ka shtuar sportelet dhe stafin.
Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova.
Referuar shifrave nga maji deri në korrik në Shqipëri kanë hyrë 1.5 milion kosovarë. Pas tyre vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.
“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës“, tha drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.
Përveç masave në kufi policia e shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera është kujdesur që të mos ketë as incidente me turistët.
“Jemi angazhuar qoftë në bregdet ashtu edhe në turizmin malor që të përmbushin rregullat për një sezon turistik të sigurt. Në det patrullojmë me 35 jet ski dhe mjete lundruese për të ndëshkuar këdo që nuk respekton detyrimet për lundrimin në det ose në liqen“, tha Boshnjaku.
Policia ka qenë afër pushuesve edhe kur ata kanë kërkuar ndihmë. Ka pasur 85 raste të dhënies së ndihmës në det ku situate ka qenë vërtet kritike. Probleme ka pasur në Karaburun dhe në zonat malore. Kemi pasur raste të personave që janë futur në det pa ditur not apo me mjete lundruese të cilat janë prishur.
Pavarësisht fluksit policia kufitare ka ndëshkuar edhe krimet ndërkufitare ku ka arrestuar disa persona për mosdeklarim të të ardhurave në kufi dhe tentative për trafik të lëndëve narkotike. /tch
Të tjera
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...