Lajme

Kurti vizitoi Panairin e Rinisë 2023

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 25 August 2023

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, të premten ka vizituar “Panairin e Rinisë 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

“Në këtë vizitë kryeministri Kurti shoqërohej nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, deputeti Agon Batusha, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman. Së bashku, patën mundësi që të shohin nga afër produkte të ndryshme që po ekspozohen në këtë panair si punë artizanale, piktura, robotikë, letërsi, bizhuteri e filigran, të punuar e të prezantuara nga të rinjtë dhe organizata të të rinjve”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndanë mbi 14 milionë euro çdo vit për projekte të individëve e organizatave anembanë vendit, në kulturë, trashëgimi, rini e sport, e në secilën prej këtyre fushave përfituesi primar është i riu kosovar. Vizioni jonë i Qeverisë është që i riu të përfitoj drejtpërdrejt nga çdo institucion, me skema të veçanta të dizajnuar për të rinjtë, në çdo sektor e në çdo nivel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera