Lajme

Gërvalla uron Ukrainën: Qëndrojmë me ju, e bindur se do të keni sovranitet të plotë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 24 August 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë. Ajo deklaroi kështu në një event të organizuar për nder të gazetarëve që janë strehuar në Kosova.

Gërvalla theksoi se Kosova qëndron pranë Ukrainës dhe beson në fitoren e luftës që po zhvillohet nga Rusia.

“Ky event është rreth juve sot, është rreth historisë, kulturës, qëndrueshmërisë dhe pavarësisë. Ju e keni ndjerë vet, por unë do të mundohem ta sqarojë se pse jeni kaq të veçantë për ne. Unë isha fëmijë tetë vjeç kur u bëra refugjate. U largova me forca nga vendi im me nënën time dhe dy vëllezërit. Ne lamë pas çdo gjë shtëpinë, shkollën dhe lojërat”.

-Advertisement-

“Ne ishim një nga familjet që u larguan, mijëra njerëz u detyruan të largohen nga Kosova. Kur është puna tek agresioni ne e kemi ndjerë në lëkurën tonë si është ndjehesh e të jesh target nga një fqinj agresiv”.

“Kosova qëndron me Ukrainën, Kosova jo vetëm që dëshiron që ju të mos mposhteni, Kosova dëshiron që ju të festoni pavarësinë tuaj. Jam e bindur se do të keni sovranitet të plotë, dhe ne do të festojmë bashkë këtë fitore”, ka thënë Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera