Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën për furnizim me biçikleta
Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 22 August 2023
Komuna e Prishtinës i ka porositur 100 biçikleta për t’u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë në qytet.
Në një afat dymujor, kur pritet të realizohet projekti, komuna do të bëjë gati 10 stacione për vendosjen e biçikletave.
Për këto 100 biçikleta do të jenë 10 stacione, e si për fillim shfrytëzimi i këtyre biçikletave pritet të jetë falas. Qytetarët besojnë se shtimi i biçikletave në qytet do të ndikojë në uljen e përdorimit të madh të makinave.
“Sa ma pak komunikacion motorrik, aq ma mirë sepse ajri është më i pastër, ndotja është më e pakët. Dëshiroj që veç të shkoj puna mbarë”, tha një qytetar i Prishtinës.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se objektiv kryesor i komunës është rritja e përdorimit të biçikletave.
“Objektivi kryesor i projekti ka të bëjë me vetëdijesimin e qytetarëve për përdorim të biçikletës, por në të njëjtën kohë edhe të rrisë shprehinë e përdorimit të biçikletës sepse deri më tani edhe me konsulencën holandeze matjet të cilat janë bërë del se përdorimi i biçikletave në kryeqytet është shumë i vogël”, tha Musliu.
Përmes një aplikacioni, qytetarët do të kenë mundësi të marrin në shfrytëzim biçikletat, derisa përmes GPS-it do të dihet se kush e ka në shfrytëzim biçikletën në kohë reale./RTK
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...