Lajme

Hovenier takon përfaqësuesit politik serb të Kosovës: Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 22 August 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier ka takuar sot disa nga përfaqësuesit politik serb në Kosovë.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishitnë, Hovenier ka thënë se me përfaqësuesit serb ka diskutuar për çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre.

“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka thënë Hovenier, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera