VV-ja ia përmendi 2.1 milionshin/ Bajrami: E keni votuar për guvernator të BQK-së ish drejtorin e Thesarit në kohën kur ndodhi akti
Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 20 August 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur deputetit të Levizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili ka përmendur vjedhjen e 2.1 milionë eurove gjatë kohës sa ministre e Financave ishte Hykmete Bajrami, në vitin 2020.
Bajrami ka shkruar në Facebook të dielën se ajo kishte denoncuar këtë korrupsion dhe se sot fajtorët gjenden në burg.
”Arbër Rexhaj nuk mund t’a mbulojë korrupsionin e kësaj qeverie duke përmendë 2.1 milionshin. Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg“, ka thënë ajo.
Më tutje, Bajrami tha se Lëvizja Vetëvendosje se Lëvizja Vetëvendosje ka votuar për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ish Drejtorin e Thesarit, gjatë kohës sa ndodhi akti i 2.1 milionëshit.
”Për me tepër Arbër Rexhaj dhe krejt deputetët e 51%, në seancën e fundit e kanë votu për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ish Drejtorin e Thesarit, që d.m.th. se janë të bindur se z. Ismaili si drejtor i Thesarit dhe une si ministre nuk kemi asnjë faj për atë rast“, ka thënë ajo.
”2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së. Qeveria e LVV/miq e bashkpunëtorë të Arbër Rexhajt që dy vite e gjysëm janë duke kërku në tri ministri ku unë kam qënë ministre për ndonjë shkelje ligjore por s’kanë gjetë asgjë. Kjo Qeveri deri me tani ka dërgu plot lëndë në gjykata, por asnjë lëndë, as edhe një nuk lidhet me emrin tim. Unë flasë sepse nuk i friksohem të kaluarës sime, veç keni me shpifë se kurrë asnjë shkelje s’keni me gjetë“, ka thënë Bajrami.
Qeveria e Kosovës po akuzohet për një skandal që ka përfshirë rezervat shtetërore, kryeministri, Albin Kurti, ka mohuar se ka korrupsion – por arrestimet e para taashmë kanë ndodhur.
Të tjera
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...