A po i deklarojë të hyrat avokatët dhe estrada, flasin nga ATK-ja
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 20 August 2023
Profesioni i avokatit konsiderohet profitabil, por që edhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) vlerëson se të hyrat nga avokatët në vend janë të konsiderueshme për vitin e kaluar dhe për periudhën janar-korrik të këtij viti.
Avokatët kanë paguar tatime mbi 5 milionë euro në periudhën janar-korrik të këtij viti. Kurse në vitin 2022 të njëjtit kishin paguar tatime mbi 8 milionë euro.
ATK mbetet “e kënaqur” edhe me estradën, pasi që sipas këtij institucioni ka dyfishim të të hyrave nga këngëtarët në Administratën Tatimore.
Ndërkaq, sektori i gastronomisë është nën llupën e ATK-së, pasi që ky sektor ka parregullsi për mos lëshimin e kuponëve fiskalë.
Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa ka deklaruar për KosovaPress se në Kosovë janë mbi 2 mijë avokatë dhe individë të tjerë që operojnë në këtë fushë.
Sipas saj, pagesat nga ana e kësaj kategorie janë të konsiderueshme
“Kemi mbi 1 mijë avokatë në vend, mirëpo në bazë të (natsekodit) kemi 2 mijë e 160 individë të cilët janë jo vetëm avokatë të licencuar, por edhe persona të cilët merren me fushën e drejtësisë… Nëse i referohemi pagesave të kryera në periudhën komplet vitin 2022 kemi 8.2 milionë euro pagesa, ndërsa për përudhën janar – korrik 2023 kemi të hyra nga avokatët 5.1 milionë euro pagesa të bëra nga ana e këtyre personave. Sigurisht që janë avokatë, mirëpo mund të ketë edhe individë të tjerë të cilët nuk kanë licencën e avokatit, mirëpo avokojnë në këtë fushë”, thotë ajo.
Bytyqi-Sefa ka thënë se krahasuar më të hyrat nuk ka vend për dyshime për mos deklarim të të hyrave nga avokatët.
“Nga shifra që i prezantuam shihet që janë të hyra mjaft të mira. Këto shifra nuk lënë edhe shumë hapësirë që ne të kemi dyshime për mos deklarim. Sigurisht që mund të ketë pagesa të vogla nga natyra e punës që ata kanë, por një përqindje e konsiderueshme kryhen përmes transaksioneve bankare. Mund të ketë edhe shuma të vogle që nuk kanë edhe risk të madh në ATK të cilat mund të bëhen kesh”, shprehet ajo.
Sfidë për ATK-në mbetet mos lëshimi i kuponëve fiskal nga ana e bizneseve.
Sipas zëdhënëses, ATK në tre muajt e verës ka inspektuar veçanërisht sektorin e gastronomisë, pasi që qytetarët kanë ankesa për mos lëshim të kuponëve fiskalë dhe për lëshim të kuponëve jofiskalë.
“Kemi biznese që janë të fiskalizuara, mirëpo problemi më i madh është për mos prinimin e kuponit fiskal. Andaj, ne në forma të ndryshme jemi duke tentuar për të luftuar këtë dukuri, duke rritur bashkëpunimin edhe me qytetarë sepse e kemi të pamundur t’i monitorojmë bizneset nëse janë duke lëshuar kuponë fiskal ose jo. Sepse po kemi raportime nga ana e qytetarëve, shpeshherë kur nuk iu është dhënë kuponi fiskal dhe raste të tjera që qytetarëve i janë dhënë kuponë jofiskal. ATK në tre muajt e verës ka inspektuar me theks të veçantë sektorin e gastronomisë dhe aty kemi hasur në disa parregullsi tatimore ku nuk janë lëshuar kuponët fiskalë siç kërkohet me kornizat ligjore”, thekson Bytyqi – Sefa.
Sa i përket estradës, ajo ka thënë se ka një dyfishim të deklarimit të të hyrave nga këngëtarët krahasuar me dy vitet e kaluara.
“Ne kemi dyfishim të pagesave të këngëtarëve për dallim nëse i kthehemi dy viteve paraprake. Jemi të kënaqur me atë që është duke u deklaruar edhe në qarkullim dhe pagesa. Urojmë që këngëtarët sikurse kanë deklaruar vitin e kaluar të vazhdojnë të deklarojnë pas këtij sezoni për obligimet që kanë ndaj vendit”, theksoi ajo.
Administrata Tatimore e Kosovës ka lëshuar 7 mijë e 800 gjoba kryesisht për bizneset që nuk respektojnë ligjin për printimin e kuponëve fiskal.
Të tjera
-
Halil Geci i kërkon takim kryeministrit Kurti: Mos përgjigja juaj është mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, që ka dëmtuar rëndë familjen tonë
Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim...
-
Rama i jep tender njëburimor për punë shtesë kompanisë me të cilën lidhi kontratë gati 3 milionëshe për shkollën në Kalabri
Kompania e cila u shpërblye me tender në vlerë rreth 3 milionë euro për ndërt...
-
Pacolli me mburrje për listat e publikuara nga Peci: Edhe këtyre ju kam ndihmuar ta fitojnë grantin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim ...
-
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
“Problemi kryesor në dialog dhe përparimi drejt BE-së janë ngadalësia e qever...
-
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar ...
-
Mërgimtari ‘i mllefosur’ i drejtohet Haradinajt: Kërko falje që s’keni lënë me arrestu Albinin
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë pre...
-
Limaj për koalicionin AAK – NISMA: Janë bashku forcat patriotike, Kosova gjithmonë ka me fitu!
Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdem...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në sektorin e energjisë, detaje nga Ministria e Ekonomisë
Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e partnerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të hënën për taki...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që part...
-
“Po, e kam taku Radojçiqin, si Albini – Rashiqin” – Haradinaj: Në qeverisjen time, ai ka ik nga Kosova
Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramus...