Lajme

Dorëheqjet e policëve serbë, Sveçla: Ndërkombëtarët të reagojnë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 18 August 2023

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lajmeve për dorëheqje të zyrtarëve policorë serbë nga Policia e Kosovës.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se kjo po bëhet me presion nga institucionet e sanksionuara të Beogradit.

“Oficerët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë”, tha ministri i Brendshëm.

-Advertisement-

Kjo, tha Sveçla, duhet të ndalet dhe “komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”.

Deri tani është raportuar për shtatë policë serbë të dorëhequr, të cilët nisën punën vetëm pak kohë më parë në Policinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera