Rozeta Hajdari ia kishte paguar shkollimin zyrtarit të arrestuar nga policia Irfan Lipovicës me para të ministrisë
Autori: Gazeta inFokus
12:52 | 18 Gusht 2023
Për shkak të keqpërdorimeve prej 10 milionë eurove me Rezervat Shtetërore, Policia e Kosovës veç të tjerëve, ka arrestuar edhe Irfan Lipovicën, i cili në kohën e blerjes së rezervave ishte zëvendës-sekretar i ministrisë, i emëruar nga Rozeta Hajdari dhe të cilit ministria ia kishte paguar shkollimin në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Ministrja Hajdari e kishte favorizuar Lipovicën duke ia mundësuar menaxhimin me 14.5 milionë euro të një projekti të Bankës Botërore, derisa nga kjo shumë e projektit ishin ndarë edhe 12 mijë euro që t’i paguhet AUK-u Lipovicës.
Lipovica, që aktualisht është Drejtor i Integrimeve Evropiane në MINT, kishte udhëhequr Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport.
Për shkak të mungesës së shkollimit adekuat, Lipovica nuk do të duhej të udhëhiqte me këtë projekt, por në vend të emërimit të dikujt tjetër, ministrja Hajdari kishte vendosur t’ia paguajë shkollimin që i duhet dhe ta lë atë udhëheqës të projektit.
Lipovica në formularin e deklarimit të pasurit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kishte konfirmuar se ka një borxh prej plotë 12 mijë euro për studime, në Universitetin Amerika në Kosovë (RIT-AUK).

Deklarimi i Pasurise
Por, më pas sqaronte në të njëjtin formular se ky borxh do të paguhet nga Ministria e Tregtisë.
“Obligimi ndaj universitetit RIT Kosovo do të mbulohet nga projektet e donatorëve që mbështesin ngritjen e kapaciteteve institucionale meqë fusha e studimit ka të bëjë me natyrën e punës që e bëj”, thuhet në deklarimin e pasurisë së Lipovicës bërë në vitin 2021./Albanianpost.com

Deklarimi i Pasurise
Askush nuk e di përse Lipovica ishte aq i rëndësishëm për Hajdarin.
Ai madje edhe ishte dënuar për mos-deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër-Korrupsion.
Dënimi iu kishte shqiptuar me 30 nëntor të vitit 2021 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata kishte kontestuar se Irfan Lipovica, si zyrtar i lartë publik në pozitën e U.D të Drejtorit së Tregtisë dhe Industrisë, në Prishtinë nuk e ka deklaruar pasurinë pas marrjes së postit ashtu siç parashihet me ligj.
E dënuar për mosdeklarim të pasurisë është edhe Rozeta Hajdari.
Edhe ajo nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.
“E akuzuara R.H [Rozeta Hajdari] është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhej në njoftim.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































