Lajme

Osmani: Dorëheqja e tre zyrtarëve policorë serbë, rezultat i kërcënimeve të Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 17 August 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dorëheqja e tre zyrtarëve policorë serbë vjen nga kërcënimet direkte të Serbisë

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë të ofrojë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”.

-Advertisement-

“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera