Lajme

Serbi hyn në Kosovë me veturë përmes rrugëve alternative, ndalohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 17 August 2023

Një veturë me targa serbe është ndaluar në Bistricë të Leposaviqit, pasi e njëjta dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve alternative.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Vetura po drejtohej nga një shtetas serb, i cili u mor për intervistim nga njësitet përkatëse, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bistricë, Leposaviq 16.08.2023 – 18:00. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimeve kufitare nga territori i Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera