Kurti takon arkeologët që gërmuan në Ulpianë: Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane, ndër zbulimet më të rëndësishme të vendit
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 15 August 2023
Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565).
Sipas kryeministrit Albin Kurti, kjo është dëshmi e rrallë e lidhjes së perandorit Justinian me Dardaninë.
Kryeministri thotë se Dardania është vendi i origjinës së Justinianit dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare.
“Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme”, ka shkruar Kurti.
Bashkë me ministrin Çeku dhe këshilltaren e tij, Nora Arapi, kryeministri Kurti në takim i priti e i falënderoi udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”.
Arkeologu Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdari, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berisha, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë së nivelit në Universitetin “Ecole Normale Supérieure” ishin mysafirë të kryeministrit Kurti.
“Falë punës, pasionit e dedikimit të arkeologëve në lokalitete të ndryshme, ato po bëhen qendra referuese për Kosovën teksa përkushtimi i Qeverisë mbetet i palëkundur, duke siguruar mbështetje të të gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare”, ka shkruar tutje Kurti në Facebook.
Të tjera
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...