Lajme

Policia del me deklaratë zyrtare për rastin ku u arrestua asamblisti i LVV-së: Dyshohet se iu gjetën 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 15 August 2023

Policia dha një deklaratë zyrtare për sasinë e sekuestruar të ekstazisë të hënën në mbrëmje në Tiranë.

Sipas policisë bëhet fjalë për 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjeçare u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri.

-Advertisement-

– Advertisement –

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Asamblisti i VV-së në Prishtinë kapet me 10 mijë doza drogë në Shqipëri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera