Lajme

​Kurti: Zbulimi në Ulpianë dëshmon lidhjen e perandorit Justinian me Dardaninë, vendin e tij të origjinës dhe bashkëpunimet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 14 August 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerëson se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë dëshmon lidhjet e perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij, Dardaninë.

Në një postim në platformën “X”, Kurti ka thënë se zbulimi i mbishkrimit të perandorit Justinian në Ulpianë është po ashtu dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar.

“Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës – dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndryshe, për këtë ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se zbulimi i mbishkrimit monumental në Ulpianë zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

“Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.

Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët.

Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera