Lajme

Prishtina me aksion për sinjalizimin e vend-parkimeve

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 12 August 2023
Komuna e Prishtinës ka nisur një aksion për sinjalizimin e parkingjeve kompakt si dhe parkingjet e automjeteve për personat me nevoja të veçanta, në tre lagje,

Paraprakisht, me ndërmarrjen “Pastrimi”, komuna ka pastruar këto vend-parkingje.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kryetari Përparim Rama.

“Përgjatë dy javëve të kaluara kemi realizuar sinjalistikën horizontale (vijëzimin) në disa nga parkingjet kompakte të lagjeve në Kryeqytet. Paraprakisht së bashku me ndërmarrjen ‘Pastrimi’ i kemi pastruar të gjitha këto parkingje”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera