RDK: Në mandatin e Kurtit kanë ikur mbi 100 mijë të rinj nga vendi
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 12 August 2023
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke thënë se ekzekutivi nuk po mbështet të rinjtë në Kosovë dhe për pasojë vetëm gjatë mandatit të saj janë larguar rreth 100 mijë të rinj nga vendi.
“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë”, ishin vetëm disa nga mesazhet e Rinisë Demokratike të Kosovës të vendosura në parulla dhe në bluzat e tyre e që më pas u vendosen në hyrje të ndërtesës së Qeverisë.
Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, tha se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festojë por vetëm të protestojë ndaj një Qeverie që nuk e ka prioritet rininë.
“Ne, Rinia Demokratike e Kosovës, rinia e PDK-së, jemi mbledhur këtu para objektit të Qeverisë për të protestuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë sepse nuk kemi arsye për të festuar sepse kësaj Qeverie më të vërtetë nuk ia ndien për ne dhe nuk e ka prioritet rininë e Kosovës dhe kërkesat tona. Vetëm në dy vitet e fundit rreth 100 mijë të rinj e kanë lëshuar Kosovën, të rinjtë çdo ditë po përballen më padrejtësi e mungesë perspektive, po përballemi me mungesë të vendeve të punës dhe diskriminim në çdo sektorë për rininë”, është shprehur Salihu.
Salihu shtoi se Qeveria e Kosovës nuk ka mbajtur asnjë premtim për të rinjtë e Kosovës.
“Nga kjo Qeveri nuk ka përkrahje nuk ka vende të reja të punës, nuk ka banim të përballueshëm, nuk ka infrastrukturë mbështetëse, nuk ka asgjë nga ajo që e kërkojmë dhe që na duhet, nuk ka asgjë të asaj që është premtuar, por ka rritje të kostos së jetës e zvogëlim të mirëqenies tonë, ka ikje nga vendi ynë e mosbesim në institucione, ka ngecje, stagnim, ka mashtrim e zhgënjim nga kjo Qeveri që rininë nuk e ka fare në listën e prioriteteve prandaj për këto e shumë arsye të tjera, Dita Ndërkombëtare të Rinisë ne nuk mund të festojmë por jemi këtu për të protestuar kundër kësaj qeverie që me të vërtetë nuk e ka prioritet rininë në listën e saj të punëve e gjithashtu kësaj Qeverie nuk ia ndien për ne”, tha Salihu
Pasi lanë parullat në hyrje të Qeverisë, të rinjtë e PDK-së u shpërndanë paqësisht nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...