Lajme

Farmacistët thonë se po rrezikohet funksionimi i tyre e furnizimi me barna

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 11 August 2023

Qarkullues të licencuar farmaceutikë kanë ngritur shqetësime se po rrezikohet ekzistenca e disa prej subjekteve farmaceutike, e po ashtu edhe furnizimi me disa barna, për shkak të Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale.

Sipas tyre, marzha e caktuar e fitimit është e ulët, për çka edhe s?mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që kanë. Por hyrjen në fuqi të këtij ligji e kanë mirëpritur qytetarët, ndonëse kanë pasur ankesa për çmimet e larta të barnave

Hyrja në fuqi e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale rrezikon mbylljen e disa depove farmaceutike në Kosovë, e mungesën e disa prej produkteve medicinale, nga të cilat fitimi nuk është i madh.

-Advertisement-

Kjo pasi marzha e fitimit e cila është caktuar me këtë ligj, po vlerësohet se s’do të mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e qarkulluesve të licencuar farmaceutikë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së distributorëve farmaceutikë, Milaim Abdullahu marzha e fitimit është më e ulët se nështetet tjera, çka edhe sipas tij, rrezikon funksionimin e disa subjekteve. Pavarësisht miratimit të ligjit, qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të barnave.

Megjithatë, pritjet janë që përmes këtij ligji të shmangen çmimet e ndryshme për produkte të njëjta medicinale. Ndërsa, gjobat për ata që veprojnë në kundërshtim me këtë ligj, shkojnë deri në 10 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera