Lajme

Deputetja e LDK-së për rrugën Mitrovicë – Prishtinë: Si vaji e gruri me gjasë edhe asfalti është “avulluar”

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 10 Gusht 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka reaguar për magjistralen të pa rregulluar tash e disa vite Mitrovicë – Prishtinë, ku gjatë sezonës kolonat janë të gjata për shkak se kjo rrugë nuk u përfundua asnjëherë.

Krasniqi ka akuzuar Ministrinë e Liburn Aliut që si duket si vajin dhe grurin kanë “avulluar” edhe asfaltin, pasi sipas saj vet ministri kishte njoftuar se do të fillonte puna.

‘Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës.  Mjerisht pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët ne kolonat kilometërshe në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në të cilën sipas njoftimit të ministrit Aliu, tashmë do duhej nisur punimet, por jo. Nuk ka lëvizur asnjë gurë’, shkruan deputetja./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy