Lajme

Vrasja në Runik të Skenderajt: Persona të maskuar gjuajtën me armë zjarri brenda kafiterisë

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 10 August 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Rubik të Skenderajt.

Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

-Advertisement-

Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha  se dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Ai tha se ata janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera