Rritet numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në QKUK
Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 10 August 2023
Rritet numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e virozëve të verës. Ndërsa institucionet shëndetësore bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve.
Në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë, brenda 24 orëve kërkojnë trajtim mjekësor rreth 150 fëmijë, shumica prej tyre janë me virozin e barkqitjes e të vjellave si dhe me temperaturë.
Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën pediatri Ali Venhari, i cili tha se kjo virozë është e verës dhe shfaqët kryesisht te fëmijët si rezultat i ndryshmit të temperaturave.
“Kemi deri 150 vizita brenda 24 orëve që vijnë dhe kërkojnë ndihmë mjekësore. Në këtë kohë te fëmijët është një virozë e verës e e cila përcillet me të vjella, barkqitje dhe me temperaturë. Kryesisht rastet te fëmijët janë më këtë virozë Kemi edhe raste me patologji të tjera por që fluksi me i madh është me këtë virozin e verës që përcillet me barkqitje, temperaturë dhe të vjella te fëmijët”, tha ai.
Venhari, tutje ka thënë se kur ka fluks të madh të pacientëve, i dërgojmë fëmijët nëpër reparte të tjera në dhoma të veçanta, sepse fëmijët me virus mund ta bartin virusin nga njëri fëmijë te tjetri por që tani për tani sipas tij, gjendja është nën kontroll.
Por, njëra nga nënat që kishte fëmijën e shtrirë në Pediatri, tha se është numër i madh i pacientëve dhe shoqërueseve të tyre dhe se e kanë vetëm një tualet në shërbim.
“Vetëm një tualet e kemi në shërbim dhe këtu ka shumë fëmijë të shtirë e edhe nënat bashkë më ta. Fëmijët i kemi me barkqitje. S’po presin, çdo 15-20 minuta barku po i qet fëmijët, wc- të po janë të bllokuara e në repart tjetër s’na lënë të shkojmë. Unë jam me një plastikë t’u e qit fëmijën”, tha ajo.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel te prindërit që të kenë kujdes të shtuar te fëmijët që në ditët kur janë temperaturat e larta, të mos ekspozohen në diell e sidomos fëmijët nga mosha 0 deri 6 muaj.
Apelohet që gjatë ekspozimit në diell, fëmijët e të gjitha moshave të kenë të vendosur kapelën me strehë, të konsumojnë ujë rregullisht, veshja të jetë me rroba të gjera e të lehta dhe të bëhet pastrim i rregullt i fëmijëve.
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...