Avokati i Popullit adreson problemet e qytetarëve në Prishtinë, Rama: Kemi nisur zgjidhjen
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 09 August 2023
Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj të cilit adresoi disa probleme, me të cilat po përballen qytetarët e Prishtinës, që sipas tij, po të zgjidheshin do të përmirësonin mirëqenien e qytetarëve.
Ndërsa, i pari i Prishtinës, Përparim Rama iu përgjigj këtij adresimi, duke thënë se veçse kanë filluar zgjidhjet për problemet e cekura.
Avokati i popullit, Naim Qelaj u shpreh se mungesa e qasjes për persona me aftësi të kufizuar, gjendja e trotuareve, prania e qenve endacakë, ndryshimi i rregullores për taksa në pronë, situata me kontaminimin e ujit në fshatin Marec, rritja e stafit në qendrat për punë sociale, legalizimi i objekteve pa leje, janë disa nga problemet që ia vështirësojnë jetesën qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas tij, problemet e cekura më lart kërkojnë zgjidhje, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetareve.
“Ne e kemi trajtuar çështjen e qasjes, pikërisht për atë me persona me aftësi të kufizuara, dhe të personave që kanë nevoja për me pas kushte të veçanta , për tu krijuar qasja. Kemi pa mungesë të zbatimit të legjislacionit, dhe kryesisht të rregulloreve, udhëzimit administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasje të personave me aftësi të kufizuar, një udhëzim administrativ i cili ka problemet e veta…
Legalizimi i objekteve pa leje ka qenë njëra ndër shqetësimeve që është ngritur tek ne…Pastaj është problemi i qenve endacak, problemi i cili për të cilin avokati i popullit në vitin 2020 ka dalë me rekomandim edhe kemi trajtuar duke dhënë rekomandime se kjo çështje duhet të menaxhohet nga autoritetet komunale sepse cenon, dhe rrezikon jetesën e qytetarëve”, u shpreh ai.
Tutje, Qelaj u shpreh se kanë pranuar shumë ankesa që lidhen me gjendjen e trotuareve, që sipas tij i përket qasjes te personat me aftësi të kufizuar, por edhe për qytetarët e tjerë, duke potencuar se nga hulumtimet kanë parë se ka probleme teknike dhe pengesa në qasje.
“Ka edhe shumë probleme dhje sfida të tjera, të cilat i kemi identifikuar dhe për të cilat kemi dalë me rekomandime, siç është raporti për qendrat për punë sociale, ku kemi kërkuar të rritet e numrit i stafit funksional por të shtohet edhe trajnimet e vazhdueshme për punëtorët social me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, gjithashtu kemi dalë më rekomandim për ndryshimin e rregullore për taksa, dhe tatimet në transferet dhe transaksionet e paluajtshmërive, pronave”, tha Qelaj.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanë filluar të bëjnë zgjidhje për problemet e cekura nga Qelaj, duke filluar nga mosdhënia e lejeve për ndërtim të kompanive, që nuk kanë plan qasjen e personave me aftësi të kufizuara.
Sipas tij, kanë filluar ndryshimet në ndërtesa institucionale për t’u krijuar qasje më të lehtë kësaj kategorie të personave.
“Sa i përket poashtu ligjit të drejtave të personave me aftësi të kufizuara e përmenda fillimisht me rregullore tek ne në Drejtorinë e Urbanizmit, asnjë leje nuk është lëshuar për asnjë ndërtues prej momentit kur ne kemi ardh në menaxhim të kryeqytetit pa e pas zgjidhur edhe qasjen për personat me aftësi të kufizuara. Paralelisht po them se jemi tash duke ndërmarrë që të gjitha institucionet ose ndërtesat institucionale me gjet zgjidhje, duke filluar prej ndërtesës tonë që kemi filluar të bëjmë ndryshime…19:19…po fillojmë të bëjmë transformimn e hapësirave publike, po ashtu të trotuareve dhe qasjes në trotuare që do t’ju mundësojnë një lëvizshmëri më të lehtë, mirë më të shpejtë më të sigurtë, jo vetëm personave me aftësi të kufizuara, por edhe nanave me fëmijë, prindërve me fëmijë, të moshuarve etj.”, u shpreh ai.
Tutje, Rama foli edhe për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, ku theksoi se krahas subvencionimit me 50 euro për adoptuesit, ka ndarë mbi një milion e gjysmë investim, që sipas tij është 20 fishi i qeverive të kaluara.
“Sa i përket trajtimit të qenve endacakë, ne e kemi pas fokus, edhe kemi investuar më shumë se një milionë e gjysmë deri tani në trajtimin e qenve endacakë që është 20 fishi i qeverive të mëparshme, e po ashtu si në nivel lokal edhe në atë qendror, për trajtimin e qenve endacakë. Kemi përfunduar strehimoren e kryeqytetit, kemi ndarë 10 hektarë tokë për të krijuar parkun e kafshëve me fokus të qenve endacak”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, lidhur me problemin me kontaminimin e ujit në fshatin Marec, i pari i kryeqytetit tha se operatorët ekonomik po merren me këtë çështje dhe do të mundohen që sa më shpejtë t’i ofrojë zgjidhje këtij fshati.
I pyetur se çfarë planesh ka komuna pas ngjarjeve të fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë publike, Rama u shpreh se ka zhvilluar takime me drejtorin e Policisë, kryeprokurorin dhe gjykatën, duke theksuar se si mundet një person me mbi 50 padi të endet i lirë.
Tutje, Rama tha se ka marrë informacion nga drejtori i Policisë se pas orës 00:00 çdo i dyti ose i treti automobil që sillet është i armatosur ose me armë zjarri apo edhe me armë të ftohta.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...