Krimi brenda familjes në Pejë ku djali vrau nënën -deri ku ka shkuar rasti? Flasin Prokurorja dhe Avokati
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 09 August 2023
U.H., 30-vjeç, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij me 14 prill të këtij viti në shtëpinë e tyre në Pejë është marrë në pyetje nga prokuroria këtë të hënë. Prokurorja e rastit Sahide Gashi tha se janë intervistuar edhe dëshmitarët dhe rasti ndodhet në fazën e ngritjes së aktakuzës.
Prokurorja Gashi e ka pranuar edhe një ekspertizë të ekzaminimit psikiatrik nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike për gjendjen e 30-vjeçarit dhe për të njëjtën tha se se është “private dhe duhet mbrojtur”.
“Ekzaminimi psikiatrik ka zgjatë shumë, kemi marrë dëshmitarët e rastit, këtë të hënë është marrë edhe U.H., dhe jemi në fund, në fazën e ngritjes së aktakuzës”, tha prokurorja Gashi për Gazetën Express.
Lidhur me rastin kemi kontaktuar edhe avokatin e U.H., Asdren Mekaj, i njëjti konfirmoi se ndaj klientit të tij është kryer një ekspertizë e detajuar me ç’rast është dhënë një konstatim profesionist.
“Deri tani, prokuroria ka ndërmarrë disa hetime të rëndësishme për të zbardhur ngjarjen. Në kuadër të këtyre hetimeve, është kryer një ekspertizë e detajuar në lidhje me ekzaminimin e të pandehurit. Rezultatet e kësaj ekspertize kanë ofruar një konstatim dhe mendim profesionist”, tha Mekaj .
Mekaj tha se klienti i tij po qëndron në paraburgim nën trajtimin adekuat mjekësor.
“I njejti pas ekzaminimit, është kthyer në Qendër Paraburgimi, nën trajtim adekuat mjekësor. Po ashtu ju njoftoj se janë proceduar disa familjarë nga prokuroria, poashtu dhe i pandehuri është ftuar të deklarohet, prandaj dhe unë si mbrojtës i tij, jam në pritje të veprimeve të mëtejme nga prokuroria”, tha avokati Asdren Mekaj.
Tutje ai tha se “për shkak të kufizimeve të informacionit dhe integritetit të procedurave, nuk kam mundësi të jap detaje të thella rreth rastit”.
U.H., dyshohet se privoi nga jeta nënën e tij 58-vjeçare me përdorimin e thikës.
Prokuroria Themelore e Pejës kishte theksuar se një ngjarje e tillë makabre nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Pas krimit në vendin e ngjarjes kishte shkuar gruaja e axhës së të dyshuarit më pas edhe familjarë të tjerë, të cilët edhe e kishin lajmëruar policinë.
I dyshuari për një kohë kishte jetuar dhe punuar në Gjermani.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...