Lajme

Sinjali pozitiv i Ukrainës për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 08 August 2023

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk e pengoi kreun e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, që t’i bashkohet thirrjeve për një qasje më të balancuar në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

E ky akt, sipas profesorit nga Johns Hopkins Univeristy, Edward Joseph, e afron njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Ai tutje thotë se disa prej kongresistëve amerikanë mund ta shtyjnë përpara këtë mesazh duke i kërkuar Administratës Biden që t’i kërkojë Kievit ta njohë Kosovën.

-Advertisement-

“Menendez, Titus, Torres mund të përparojnë mesazhin e tyre të fuqishëm duke i kërkuar administratës së Bidenit që t’i kërkojë Kievit të njohë Kosovën duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, duke i dhënë fund Beograd-centrizmit në politikën e Ballkanit dhe duke i liruar serbët e Kosovës nga përdorimi si pengje”, thotw Joseph.

Por më skeptik lidhur me këtë çështje është politikani social-demokrat, Nenad Çanak.

“Në këtë fazë është e vështirë për Ukrainën që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ukraina momentalisht po synon që t’i rikthej territoret e saj, Krimenë dhe Donbasin. Nëse Ukraina sot do ta pranonte pavarësinë e Kosovës, Rusia do ta shfrytëzonte këtë mundësi për propagandë duke tërhequr paralele mes Kosovës dhe Krimesë”, shprehet ai për tëvë1

Megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë që Ukraina ta njoh Kosovën, pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Sipas tij, kjo lëvizje nga Kievi do të ndikonte pozitivisht edhe tek 5 shtetet mos-njohëse të Bashkimit Evropian.

“Kosova duhet të vazhdoj ta mbështes Ukrainën në mënyrë që kur kjo e fundit të çlirohet plotësisht nga Rusia, atëherë nuk do të kishte ndonjë arsye përse të mos e njihte pavarësinë e Kosovës. Natyrisht që ky veprim i Ukrainës do të kishte një ndikim tek ato 5 shtetet e Bashkimit Evropian, që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, thotë Çanak.

Kujtojmë që faktori ndërkombëtar akoma nuk i larguar masat ndëshkuese ndaj Kosovës, si pasojë e tensioneve në veriun e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera