Lajme

Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 06 August 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova është shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

Murati ka deklaruar se kjo është arritur falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Ministri ka theksuar se ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave.

“Së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, u shpreh ministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera